Ka vdekur Jurgen Habermas, një prej filozofëve më me ndikim në botë, në moshën 96-vjeçare.
Ai la pas vetës një trashëgimi të bujshme intelektuale, duke qenë një artikulues brilliant i shumë teorive politike e sociale për shoqërinë moderne dhe ndërveprimin shoqëror.
Vdekja e tij ka nxitur reagime të shumta gjithandej botës, përfshirë edhe Kosovën.
Ndër të parët që ka reaguar në shtetin tonë ishte personaliteti i nderuar nga platforma e TikTikut, akademiku i njohur me nofkën "Strategu".
"Lamtumirë Maestro", ka shkruar ai.
"Strategu" është i njohur për veprimtarinë e tij intelektuale në krejt hapësirën shqiptare dhe ishte i vetmi nga kosovarët që kishte relacione me filozofin gjerman.
Siç ka mësuar "oSarile", Habermas ka qenë i vetmi që ia ka uruae rregullisht ditëlindjen "Strategut".


