Të rinjtë kosovarë po mahnisin botën me sukseset e tyre.
Rekordi më i ri vjen nga një 8-vjeçar nga Debelldehu i Vitisë. I riu i kësaj komune ka arritur që brenda një dite t'i shikojë plot 5000 video në tiktok.
Një sukses të tillë është konfitmuar edhe nga prindërit e të miturit.
"Po, dje ka ndodhë. Djali është shumë inteligjent. Gjithë ditën rrin në tiktok, turli video kqyrë. Shpesh na i kallxon edhe neve", ka treguar babai i tij.
Ai thotë se ia ka numëruar vetë videot e shikuara në rrjetin social.
"Deri në 5000 ka shku. Gjithë ditën ka nejtë në telefon. Edhe tu hangër bukë, i kqyrke videot", ka konfirmuar ai.
Edhe nëna e tij ka konfirmuar pasionin e të birit.
"Gjithë ka kqyrë video. Nuk di ku i gjenë. I kqyrë do me zezakë tu ja hangër ushqimin njani-tjetrit. Desim tu kesh me to", ka thënë ajo.
Prindërit janë shprehur optimistë që i biri i tyre do të thyejë edhe rekordin me reels-a në Instagram.


