Kosova dhe Turqia ndeshen sonte mes vete për të siguruar biletën që dërgon në Kampionatin Botëror që mbahet në ShBA.

Dy kombëtaret kanë shpresa të mëdha për fitore në ndeshjen që luhet në stadiumin "Fadil Vokrri", në Prishtinë, derisa tifozëritë e të dyja shteteve kanë pritje të mëdha gjithashtu.

Megjithatë, në qytetin e Prizrenit, ku jeton përqindje e lartë e komunitetit turk dhe ku edhe shumë shqiptarë kanë identitet paksa të paqartë, janë në dilemë se kë e duan fitues.

I pyetur se kë e do në Botëror, një prizrenas i vjetër u shfaq i hutuar.

"Pak po fitojsh Turkie, pak po fitojsh Kosova. Krejt po fitojna", tha ai.