Ani pse i kanë mbetur edhe 7 xhiro deri në fund dhe ekipi i tij gjendet në vendin e parë në Premier League, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, po e ka të vështirë ta besojë se do të jetë kampion i sezonit 2025/2026.

Me statusin e nënkampionit tre vite rresht, duke e humbur titullin në xhirot e fundit, spanjolli po i frikësohet edhe sivjet Manchester Cityt që e ndjek nga prapa me vetëm katër pikë më pak.

I panikuar, ai po kërkon mënyra se si ta stopojë skuadrën e Guardiolës këtë vit.

Burime të pasigurta të "oSarile" kanë bërë me dije se Arteta ka zhvilluar një telefonatë me Bajraktarin e Llaushës, Gani Gecin, për t'i ofruar ndihmë.

"Gani, kam dëgjuar se ke pasur një taktikë si doje ta shpëtoje LDK'në... Ke pasur një propozim për t'i ndaluar 2-3 veta që t'i zmbrapsje kundërshtarët. E di që nuk e ke jetësuar sepse s'të ka lënë Rugova, por a mendon se funksion kjo me rivalin tim, Cityn?", mësohet se e ka pyetur trajneri Gecin.

Ky i fundit, sipas burimeve pa troh sigurie, raportohet se i ka thënë: Unë s'kqyri futboll, veç djali... Ai më tregoi kush janë ata qena, po mos u nalni...