Kosovarët pa imunitet, të cilët përballën më shumë se një herë në vit me gripin, i pret edhe një sfidë e re.

Të gjithë ata që paraqiten për herë të dytë e tutje në qendrat e mjekësisë familjare dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), do të duhet të paguajnë 3 euro për çdo ditë me grip, pavarësisht moshës apo statusit financiar.

Tarifa aplikohet edhe për pensionistët dhe fëmijët,

Në rastet kur mungesa e imunitetit apo gripi mbahen të fshehura, priten edhe gjoba nga 50 deri në 100 euro, varësisht nga gjendja shëndetësore e pacientit.