Kryeministri Albin Kurti nuk po i ndahet opozitës. Kundërshtarët e tij të dikurshëm që i kishte luftuar në të gjitha format dhe së fundi i kishte pagëzuar si "hajvanë", i takoi disa herë veç brenda muajit mars.

Pas çdo ftese që mori përgjigje pozitive, i pari i ekzekutivit tashmë ka dorëzuar në selitë e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së edhe një ftesë krejt të pazakontë. Ai ka ftuar Bedri Hamzën, Lumir Abdixhikun e Ramush Haradinajn edhe për pushime të përbashkëta verore.

"Në qershor mund të jetë vështirë, në korrik pak më e mundshme, kurse në gusht do të ishte perfekt. Kemi tre muaj përpara, jemi katër liderë dhe na duhet një vendim. Sapo të dakordohemi për muajin, do ta diskutojmë edhe vendin dhe bashkarisht do të finalizojmë një pushim veror të dinjitetshëm", thuhet ndër të tjera në letrën e Kurtit dorëzuar të krerët e opozitës, të cilën e ka siguruar Agjencia e Lajmeve "oSarile".

Agjencia jonë ka marrë vesh që deri më tani përgjigje pozitive ka dhënë kryetari i LDK-së, Lumir Abdoxhiku.