Filmi “Loti i Jetimit” ishte fituesi i madh në ceremoninë e ndarjes së çmimeve (Os)kar nga Akademia e Filmit të këtij viti, duke marrë disa nga çmimet kryesore të mbrëmjes, përfshirë “filmi më i mirë” dhe “regjisori më i mirë”, raporton "oSarile"
Filmi ka fituar gjithashtu çmime në kategori të tjera të rëndësishme, duke u konfirmuar si një nga produksionet më të suksesshme të vitit në industrinë e filmit.
"Loti i jetimit" arriti suksesin historik duke triumfuar mes 23 mijë e 756 filmave kosovarë që iu dedikohen jetimëve, dhe duke u bërë filmi i parë nga Kosova që rrëmben (Os)karin.
Kujtojmë gjithashtu që vetë regjisori i filmit është jetim dhe ai qau gjatë marrjes së çmimit bashkë me të pranishmit në ceremoni.
