Një zbulim shokues ka parë dritën më mes të muajit mars, duke përmbysur një narrativë historike që ndërlidhet me një prej simboleve më të rëndësishme të Kosovës.

Qeni i Sharrit, i njohur edhe si Deltari Ilir, që supozohet të ishte qen autokton në Malet e Sharrit, po rezulton se origjinën e ka nga komuna e Leposaviqit.

Një zbulim i tillë ka dalë nga pesë burra nga Veriu i Kosovës, derisa po kalonin mbi 5 orë qëndrim në ëmbëltoren Misini, të hapur viteve të fundit në Mitrovicën e Veriut.

Sipas tyre, kjo gjetje ka bazë të fortë, pasi që i është thënë direkt njërit prej tyre nga tezaku i djalt të hallës, të cilit ia ka thënë burri i tezes, gjersa këtij të fundit ia ka thënë gjyshi i dajës së djalit të axhës.

Qeni i Sharrit njihet prej shumë kohësh, dhe përmendet në historinë e Ilirisë ku njihet me emrin Qeni Dardan.