Dukej e pabesueshme, por hulumtimet e fundit kanë rezultuar me zbulimin më të rëndësishëm gjashtëshekullor në hapësirën gjithëshqiptare.
Pas rreth 600 viteve dhe kërkimeve të panumërta dhe të pandalura, dyshohet se është gjetur shqiptari i parë që e ka pranuar se nuk është i mirë në seks.
Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, Agjencia e Lajmeve "oSarile" ka vendosur ta ruajë anonimitetin e personit në fjalë, i cili është shtetas kosovar me vendbanim në Fushë Kosovë, afër Motel Paris.
"Nuk jam i mirë shumë. Nuk e kam t'madh. E kryj shpejt.", janë tre fjalitë me të cilat 50-vjeçari ka shpalosur një të vërtetë që iu deshën 6 shekuj për t'u dëgjuar për herë të parë.
I nderuari ka këshilluar që për t'iu marrë e mirëqenë deklarata, të drejtohemi edhe në Motel Paris, ku sipas tij, ka dëshmitarë që ai ka pasur disa përvoja jocilësore sekusale.

